Kukësi, një opsion për Cuculin

Nënkampionët po i bëjnë gjërat mirë deri më tani, pasi kanë nisur përgatitjet për në Champions League dhe në merkato kanë kryer lëvizje më shumë se askush tjetër. Edhe pse reparti i tërhequr ka pasur më shumë prurje se çdo repart tjetër, në skenë del emri i një tjetër mbrojtësi. Bëhet fjalë për Ardian Cuculin, ish-mbrojtësin e Shkëndijës së Tetovës, por dhe ish-lojtarin e Partizanit. Pas një viti mjaft të mirë me kuqezinjtë, aventura e 33-vjeçarit në Maqedoni është në fund. Edhe pse është raportuar se për të ka shfaqur interes Partizani, “infosport.mk” zbulon se në lojë për shërbimet e Cuculit është dhe Kukësi. Drejtori sportiv Nderim Nexhipi po tenton që ta marrë ish-shokun e skuadrës në Kukës, për të shtuar akoma dhe më shumë rivalitetin në repartin e mbrojtjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *