Kukësi në sulm, akord me mbrojtësin e Shpresave

Kukësi ishte në kërkim të një tjetër mbrojtësi të majtë pas largimit të Vangjel Zguros dhe drejtuesit verilindorë prej kohësh kishin nisur bisedimet me Faton Xhemaili. Futbollisti 20-vjeçar ishte pjesë e Shpresave në dy miqësoret me Maltën dhe te Kukësi janë bindur për t’i ofruar një kontratë.

Gjithsesi ende nuk ka asgjë zyrtare, pasi Xhemaili është nën kontratë me serbët e Radnik Surdulica. Brenda dy ditësh besohet se të gjithë tratativat do të mbyllen në mënyrën e duhur. Dhënia e lejaklimit nga serbët do t’i jepte drejt gjithçkaje në këtë operacion merkatoje.

Më parë Kukësi ka afruar në skuadër lojtarë si Vasil Shkurtaj dhe Eduart Rroca, të cilët i ka blerë te Luftëtari. Xhemaili pritet të jetë afrimi i tretë në radhët e verilindorëve. Mbrojtësi ka provuar të debutojë në Superligën serbe, ndërkohë që ka luajtur edhe një takim në Kupë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *