Kukësi në merkato, mësohet lëvizja e Nderim Nexhipit

0

“Kemi filluar të mendojmë dhe për sezonin tjetër. Kemi një trajner që sapo ka ardhur, i cili e njeh ekipin. Duhet ta mbyllim sa më mirë këtë sezon. Sa i takon sezonit tjetër, duhet të ruajmë këtë bosht lojtarësh, pasi kemi shumë kualitet në skuadër. Nuk duhet të ketë shumë largime dhe aty ku mendon trajneri Gjoka për të ndërhyrë, do të ndërhyjmë. Por them se nuk do të ketë më shumë se 3-4 ndërhyrje në verë”, kështu u shpreh në Supersport para pak ditësh Nderim Nexhipi, drejtori sportiv i Kukësit.

Një mesazh i qartë se puna për merkaton ka nisur. SportEkspres.com mëson se drejtori Nexhipi para pak ditësh ka qenë në Bosnje-Hercegovinë dhe kjo për arsye pune. Tregu i rajonit do të jetë ai që do të shikohet me kujdes. Momentalisht nuk flitet për emra, por e sigurt është që Kukësi po mendon që tani për kupat e Europës.

Presidenti Safet Gjici kërkon grupet e Europa League me çdo kusht dhe ka dhënë “OK”-in që të përzgjidhen lojtarët e duhur për ta arritur këtë objektiv. Lëvizjet pritet që mos të jenë të shumta, sikurse ndodhi verën e shkuar.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.