Kukësi në merkato, Emini drejt Shkëndijës së Tetovës

Izair Emini ka shumë mundësi që të largohet pas kupave të Europës, duke u divorcuar me Kukësin pas dy vitesh të suksesshme, me 18 gola në 48 ndeshje kampionati.

Sulmuesi 32-vjeçar pritet të rikthehet tek Shkëndija, raporton Supersport, ku ka edhe një marrëveshje verbale me trajnerin Qatip Osmani, i cili ka kërkuar rikthimin e Eminit në skuadër si një mundësi për të përforcuar akoma më shumë repartin e sulmit tetovar.

Te Kukësi nuk janë kapur në befasi, sepse klubi ka kohë që kërkon në treg për një sulmues cilësor dhe ditët e ardhshme pritet një surprizë, pasi po tentohet marrëveshja me një sulmues shumë cilësor e me CV të pasur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *