Kukësi në fushë, ka shumë fytyra të reja

0

Kukësi zbret në fushë dhe në urdhrat e trajnerit Ernest Gjoka janë vënë pjesa më e madhe e lojtarëve që e mbyllën kampionatin e shkuar. Në seancën e parë ka edhe fytyra të reja, mes tyre edhe një nga lojtarët që ka spikatur me Besëlidhjen.

Bëhet fjale për Oumar Tourad Kamara, i cili ka spikatur në Kategorinë e Parë. Mesfushori ka treguar se di të shënojë. Sezonin e fundit ka gjetur rrugën e rrjetës 9 herë në 24 ndeshje. Ai do të tentojë të bindë trajnerin Gjoka për t’i bërë një vend në ekipin e tij.

Sot për herë të parë janë stërvitur me Kukësin edhe afrimet e fundit, Emiljano Musta, Ilir Avdyli dhe sulmuesi Marko Van Basten Çema. Nesër pritet të ketë risi të tjera, duke nisur nga mbrojtësi Bruno Lulaj.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.