Kukësi në Champions, dalin 6 kundërshtarët e mundshëm

Kukësi do të zërë vendin e Skënderbeut në Champions League, pas dënimit të korçarëve na UEFA. Verilindorët do të njohin nesër në mesditë rivalin që do të kenë në raundin e parë. Edhe pse në të shkuarën UEFA ka nxjerrë vetëm ditën e shortit ndarjen e vazove, diçka e tillë këtë vit ka ndodhur që një ditë para. Pak minuta më parë, UEFA ka publikuar 6 kundërshtarët e mundshëm të Kukësit. Verilindorët mund të ndeshen me Spartak Tërnavën e Sllovakisë, Valetën e Maltës, Alashkertin e Armenisë, Sutjeskën e Malit të Zi, Flora Talinin e Estonisë apo Spartaks Jumalen e Letonisë.

Short i mirë, nëse evitohet Tërnava, që gjithsesi nuk është ndonjë kundërshtar i pakalueshëm.

Shumë më të vështirë mund ta ketë Shkëndija, sepse mund të ndeshet me Apoelin e Qipros, Karabag të Azerbajxhanit, Sherif të Moldavisë, Videoton të Hungarisë dhe TNS të Uellsit. Nëse ka fat, Shkëndija ‘peshkon’ uellsianët.

Vajtja e turit të parë do të luhet në 11 ose 12 korrik dhe kthimi një javë më vonë. Në rast eliminimi, Kukësi e Shkëndija shkojnë në turin e dytë kualifikues në Europa League.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *