Kukësi ndryshon mendje, zgjedh “shtëpinë” e re

Federata ia ka bërë të qartë Kukësit: në “Zeqir Ymeri” luhet vetëm kur në të të zhvillohet një rikonstruktim i plotë. Në kushtet që është tani, kurrsesi nuk mund të luhet një ndeshje e Superiores. Kështu drejtuesit e Kukësit kanë gjetur një zgjidhje.

Sipas asaj që raporton “Supersport”, ndeshjet si pritës në kampionat Kukësi do t’i luajë në stadiumin “Elbasan Arena”. Sikurse dihet, ekipi i drejtuar nga Armando Cungu stërvitet në Tiranë dhe i bie më për mbarë të luajë në Elbasan.

Fillimisht ishte menduar që të luhej në stadiumin “Loro Boriçi”, por llogaritë ishin bërë gabim. Kukësi, veçse do paguante më shumë për stadiumin, do të ishte i detyruar të grumbullohej para çdo ndeshjeje në Shkodër. Kjo do rriste faturën e shpenzimeve për klubin verilindor, që ka ndryshuar mendje para nisjes së kampionatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *