Kukësi ndërron sërish stadium, Nexhipi shpjegon situatën

0

Ekipi i Kukësit nuk luan që prej sezonit të kaluar në stadiumin “Zeqir Ymeri”. Shkak për këtë është bërë gjendja e rënduar e tapetit të stadiumit, që nuk është mirëmbajtur për vite me radhë. Deri më tani verilindorët kanë luajtur në “Elbasan Arena” dhe “Loro Boriçi”, por listës së stadiumeve që Kukësi po shëtit shumë shpejt mund t’i shtohet dhe një stadium i tretë.

Bëhet fjalë për stadiumin e Kamzës, vetë drejtori sportiv i Kukësit, Nderim Nexhepi, foli për këtë problem të klubit të tij në emisonin “Rubrike Sportive” në “RTSH”: “Stadiumi i Kamzës është një opsion për ne. Këtë javë nuk u bë e mundur, pasi kishim përplasje oraresh me skuadrën e Kamzës, duhet të shohim se si mund ta zgjidhim këtë punë në javët në vazhdim”.

Ndërkohë, Nexhipi dha një lajm të mirë për tifozët e Kukësit, teksa lajmëroi se në fund të muajit tetor do të fillojnë punimet në “Zeqir Ymeri”, por drejtori teknik nuk përmendi ndonjë datë për përfundimit operacionit të rinovimit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.