Kukësi mposhtet në Austri, por me dinjitet!

0

Kukësi i pafat në ndeshjen kundër Austrisë së Vjenës në ndeshjen e parë të raundit të dytë eliminator të Ligës së Evropës. Verilindorët u mundën me rezultatin 1-0 në kryeqytetin e muzeve, por gjithsesi mbetet një rezultat që “kapërdihet”.

Kuksianët në përgjithësi dhuruan një performancë të kënaqshme, sidomos në pjesën e dytë kur ishin në disavantazh. Goli i vendasve u shënua në minutën 23′ nga Felipe Pires. Ekipi i Hasan Likës u mundua të kundërpërgjigjej, por skuadra austriake i mbylli çdo hapësirë të mundshme. Emini pati një rast fantastik në sekondat e fundit të ndeshjes, por topi i gjuajtur prej tij përqafoi shtyllën. Kjo i xhindosi kuksianët, por ndeshja u mbyll 1-0. Loja e tyre, gjithsesi, ishte premtuese para ndeshjes së pas një jave në “Elbasan Arena”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here