Kukësi merr telefonat, mbërrin përgjigjja nga Austria

0

Dita e djeshme ka qenë plot zhvillime për skuadrën e Kukësit. Ekipi i kampionëve të Shqipërisë përveç rinovimeve dhe afrimit të lojtarëve ka marrë një tjetër lajm të mirë. Ditën e djeshme kanë mbërritur në klub edhe celularët e konfiskuar nga policia e Vjenës, kryeqytetit austriak.

Kampionët e Shqipërisë zhvilluan fazën përgatitore në Vjenë të Austrisë dhe u ndalën nga Policia austriake për një marrje në pyetje në lidhje me miqësoret e zhvilluara atje, arsyeja? Dyshime për trukime ndeshjesh. Si rezultat i këtyre dyshimeve një pjese të mirë të skuadrës iu morën telefonat. Portierëve Enea Koliçi dhe Ervis Kocit, mbrojtësve Shameti, Hallaçi, Serran, Rrumbullaku, Memini dhe Hoxha. Sulmuesit Sindrit Guri, trajnerit Ernest Gjoka dhe shefit të klubit Jonuz Hallaçi. Ditën e djeshme, në zyrat e klubit ka ardhur edhe pakoja me telefonat e rimarrë nga policia austriake. Sipas informacioneve që jepen nga klubi verilindor dhe sipas atyre që i ka transmetuar avokati, përgjigjja ka qenë pozitive dhe telefonat kanë rezultuar të pastër. Kukësi ka filluar të mendojë edhe për hapat që mund të ndërmarrë për të hedhur në gjyq “Federbetin” dhe “Sportradarin”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here