Kukësi merr tani kreun e Superiores, Duro: Kukësit i kanë ikur sulmues, por askush nuk e thotë

Java e 15 e Superiores është mbyllur me dy takimet e orës 16:00, atje ku Kukësi ka fituar me rezultatin 4-0 ndaj Teutës, ndërsa Vllaznia fitoi me rezultatin 0-1 në transfertë ndaj Skënderbeut falë rrofeshatës së Shtubinës. Më poshtë mund të ndiqni edhe intervistat e trajnerëve pas ndeshjes për “Supersport”:

Duro (Kukësi): “Duket që Kukësi është në rrugën e duhur. Kemi pasur disa probleme në lojë me humbjet e topave në mesfushë ndaj Teutës, por kemi pasur kontrollin e lojës. Pastaj goli i dytë nga ana jonë dhe dalja me të kuqe nga krahu i durrsakëve, e mbylli ndeshjen aty. Nuk e kam pasur ndeshjen asnjëherë kaq të plotë sa në këto tre ndeshje të fundit. Ne jemi këtu prej gabimeve të të tjerëve, por edhe ata janë këtu, për shkak të gabimeve tona. Lojtarët po njihen me njëri-tjetrin dhe Abazaj me Gavazajn po futen në sistemin e lojës. Kukësit i kanë ikur lojtarë sulmues shumë të mirë dhe askush nuk e thotë këtë gjë, lojtarë si Rexhinaldo dhe Valdet Rama. Kemi marrë Gavazajn dhe Abazajn që nuk ishin në nivelin e duhur, tani po që janë atje ku duhet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *