Kukësi mendon për largimet, nisin negociatat për “divorc”

Omar Toure ishte  një prej afrimeve të shumta të Kukësit në merkaton e janarit, por që në skuadrën verilindorë nuk pati asnjëherë që të tregonte veten e tij. Kartoni i 20-vjeçarit i përket Juventusit, por te nënkampionët asnjëherë nuk u konsiderua si i nevojshëm për të ndihmuar skuadrën në kampionat, aq sa nuk luajti qoftë dhe një minutë të vetëm në Superiore.

Në të tilla kushte duket e pamundur që të vijojë të jetë pjesë e Kukësit. Diçka më se normale, pasi edhe vetë klubi nuk e sheh më të nevojshme që ta ketë në skuadër lojtarin nga Guinea. Për të ardhur keq që në asnjë moment nuk u besua te një futbollist, i cili është stërvitur dhe me ekipin e parë të kampionëve të Italisë, përkrah Kristiano Ronaldos për pak ditë, pasi më pas ju desh që të udhëtonte drejt Shqipërisë.

Te Kukësi kanë nisur negociatat për të gjetur gjuhën e përbashkët për ta ndërpresë huazimin e lojtarit. Sot, mesfushori ka qenë së bashku me disa përfaqësues të tij, duke diskutuar mbi të ardhmen e tij dhe divorci pritet që të jetë çështje ditësh, pasi në Kukës duket se është mbyllur aventura e tij, për faktin se prej ndeshjesh ai nuk grumbullohet as në stol nga stafi teknik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *