Kukësi mendon për futbollin e luajtur, ndryshime ndaj Korabit

0

Jurgen Zela

Vetëm tre ndeshje nga fundi, situata nuk dukej të ishte më e mirë, duke pasur parasysh që prej shumë javës skuadra ndodhet në vendin e parë dhe ka bërë një sezon fantastik duke mos u mundur asnjëherë. Video-skandali i publikuar pak ditë më parë sigurisht që nuk mund të mos i trazonte ujërat, por fati i Kukësit që përballë do të jetë një kundërshtar, në letër modest, kjo për faktin se Korabi është matematikisht i rënë nga kategoria. Sigurisht që vlerësimi do të jetë maksimal, pasi edhe pse pa objektiv për të arritur, dibranët kanë treguar se do e respektojnë deri në fund kampionatin. Mjafton që të kujtojmë pak javë më parë kur arriti të merrte barazimin në Shkodër. Zhurma e madhe e ditëve të fundit, normalisht që nuk ka qëndruar pa prekur dhe ekipin, gjithnjë në aspektin psikologjik. Fitorja me Korabin është një detyrim, për t’iu afruar akoma dhe më shumë ëndrrës së madhe të titullit kampion.
KORABI
Me dibranët është pak të thuhet se janë të dënuar që të fitojnë, kjo pasi një hap i gabuar do të konsiderohej një vetëvrasje. Gjatë këtij sezoni Korabi ka grumbulluar vetëm 13 pikë, dhe një prej tyre ua ka marrë kuksianëve, për më tepër në “Zeqir Ymeri”, edhe pse Korabi ishte ekipi pritës në atë takim. Në dy ndeshjet e tjera, Kukësi ka triumfuar pastër 2-0 dhe 4-0. Tashmë Kukësi është i vetëdijshëm që dhe dibranët duna vlerësim maksimal, pasi pikët vlejnë njësoj si me vendin e fundit ashtu dhe me vendin e dytë. Presidenti Gjici pas ndeshjes me Flamurtarin deklaroi se takimi i javës së 34-t do të jetë akoma dhe më i vështirë, kjo në një mënyrë a në një tjetër për të mbajtur ekipin me këmbë në tokë.
NDRYSHIMET
Pritet që të ketë ndryshime në formacion. Mungesa të sigurta deri më tani janë dy brazilianët Lukas Rangel dhe Zhan Karioka. Të dy u ndëshkuan me karton të verdhë në ndeshjen me Flamurtarin, duke kushtëzuar kështu që ndeshjen me Korabin ta ndjekin nga tribuna. Një lajm i mirë është rikuperimi i Ylli Shametit, i cili pritet të jetë gati për këtë ndeshje, por do të duhet konfirmimi i stafit mjekësor, nëse do të jetë plotësisht gati për këtë takim. Gjasat janë që këtë takim qendërmbrojtësi Albi Alla të mos e nisë nga minuta e parë. 24-vjeçari ka qenë një nga lojtarët më të mirë këtë sezon duke u konkretizuar dhe nga fakti se trajneri i kombëtares Xhani De Biazi i rezervoi një ven në skuadër në ndeshjet e muajt mars. Fakti se ai është aktivizuar në 28 takime këtë sezon, dhe pas më pak se një jave do të jetë përballja me Skënderbeun dhe Alla ka 2 kartonë të verdhë, gjasat janë që trajneri Gjoka të mos e aktivizojë nga minuta e parë në këtë takim. Simon Rrumbullaku do të jetë rikthimi i kësaj jave. Rrumbullaku vjen pas një dëmtimi në menisk dhe koha e rikuperimit ishte e konsiderueshme, pasi e ndoqi nga stoli ndeshjen me Flamurtarin shanset janë që ai të aktivizohet nesër përballë Korabit. Në mesfushë dhe në sulm nuk pritet kë ketë shumë ndryshme nga ndeshja me Flamurtarin, megjithatë stafi teknik, me në krye trajnerin Ernest Gjoka, do të vendosë përfundimisht në seancën e fundit stërvitore, që do të zhvillohet sot.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image