Kukësi me një ndryshim, Ethemi e nis titullar

Në Kukës mendojnë vetëm fitoren në Korçë dhe për të arritur një rezultat të tillë, trajneri Mlladen Milinkoviç pritet që të hedhë në fushën e lojës një formacion tejet sulmues. Vetëm një ndryshim nga ndeshja me Laçin, ashtu siç “sport Ekspres” lajmëroi dje në stol do të ulet Rauf Alijev, për t’i bërë vend Valon Ethemit. Në këtë mënyrë në majë të sulmit zhvendoset shkodrani Sindrit Guri, ndërsa në të djathtë pozicionohet 20-vjeçari nga Tetova. E vetmja surprizë mund të jetë në krahun e djathtë të mbrojtjes, ku Bujar Idrizi duket më i avantazhuar se Rraman Hallaçi, megjithatë kosovari bindi në Laç dhe me shumë gjasa do të jetë sërish titullar.

Formacioni i mundshëm i Kukësit (4-4-1-1)
Koliçi – Idrizi, Shameti, Hoxha, Rrumbullaku – Ethemi, Imami, Musolli, Kale, Bakaj, Guri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *