Kukësi me 150 tifozë, optimizëm para “finales”

0

Kukësi u paraqit që dje në Pogradec, duke kryer stërvitje dhe duke kaluar natën aty, ndërsa paraditja e sotme ka qenë e qetë, me një shëtitje buzë liqenit.

Trajneri Gjoka shprehet optimist në prag të ndeshjes së sotme, ashtu si kapiteni Hallaçi: të dy bien dakord se sot edhe një barazim nuk do të ishte keq, ashtu si në fazën e parë.

Rreth 150 tifozë kuksianë do të jenë sot të pranishëm në Korçë, pasi janë nisur 3 autobusë nga Kukësi e Kamza.

Ndërkaq, presidenti Safet Gjici është paraqitur në Pogradec mesditën e sotme, për të takuar ekipin para nisjes për në Korçë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image