Kukësi – Laçi, ja si rreshtohen skuadrat

“Elbasan Arena”, pret ndeshjen e parë të Superiores për sezonin “2018-2019”. Kukësi i Armando Cungut kërkon patjetër tri pikët për të hedhur pas krahëve eliminimin në Europa League dhe për të filluar në mënyrën e duhur rrugën drejt rikthimit te titulli kampion, që është kusht i panegociueshëm i presidentit Gjici. Ndërkohë te Laçi i Mërgjyshit nuk ka shumë ndryshime nga sezoni i kaluar, ndërsa disa nga afrimet e merkatos nuk janë ende gati për ta filluar nga minuta e parë.

Kategoria Superiore
Java 1
Ora: 16:45
Stadiumi “Elbasan Arena”
Formacionet e mundshme
Kukësi: Maloku, Maliqi, Shameti, Cuculi, Zguro, Musolli, Uilliam, Shkodra, Çyrbja, Rexhinaldo, Harba. Trajner:A.Cungu

Laçi: Selmani, Shtubina, Fangaj, Gjoni, Sefgjini, Eller, Jonuzi, Lushkja, Hadroj, Uzuni, Xhixha. Trajner:A.Mërgjyshi

Gjyqtarë: Enea Jorgji, Emigers Gançi, Rudin Preça, Laver Alla

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *