Kukësi kompleton sulmin, afron boshnjakun Harba

Verilindorët nuk dinë të ndalen në merkato. Ka ardhur dhe prezantimi i nëntë pasditen e sotme. Pas largimit të Gurit, sulmi ishte reparti që i vuri disi në alarm blutë, megjithatë pas Plakut dhe Shepehar, Kukësi zyrtarizon dhe një sulmues tjetër.

Pak minuta më parë faqja e Kukësit ka prezantuar dhe boshnjakun Haris Harba. Bëhet fjalë për një lojtar me shumë eksperiencë, i cili ka luajtur në shumë ekipe. Së fundmi 29-vjeçari ka qenë pjesë e skuadrës së  Zlate Moravces, ku në 13 ndeshje ka realizuar dhe dy gola:

“Kukësit i bashkohet dhe një tjetër sulmues! Haris Harba nga Bosnje-Hercegovina ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me Kukësin. 29-vjeçari ka nisur karrierën si profesionist në radhët e Olimpik Sarajevos, ndërsa sezonin e fundit ka qene pjese e Zlate Moravces.

Harba luan ne pozicionin e qendërsulmuesit! Mirë se vjen Haris Harba”, përfundon postimi i Kukësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *