Kukësi kompleton mbrojtjen, pritet prezantimi i radhës

Kukësi i papërmbajtshëm në merkato! Skuadra verilindore ka bërë plot 5 afrime deri më tani, duke ndërhyrë gati në të gjitha repartet. Deri më tani me blutë ka nënshkruar Faton Maloku, Edis Maliqi, Harallamb Qaqi, Arlind Kalaja dhe Sebino Plaku. Gjithsesi pritet që sot të ketë një tjetër prezantim, pasi edhe braziliani Uillian Kordeiro Melo ka arritur marrëveshjen dhe që sot mund të bëhet zyrtare nga ana e drejtuesve kuksian.

Bëhet fjalë për një lëvizje të bujshëm të Kukësit, pasi siguron shërbimet e një lojtari që deri në muajin dhjetor është aktivizuar në Seria B të Brazilit. Vetëm 24 vjeç dhe mjaft premtues për nënkampionët. Gazeta mëson se pas shumë negociatash drejtori sportiv Nderim Nexhipi dhe lojtari kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe tani mungon vetëm prezantimi, që mund të vijë në orët e ardhshme. Vlera në treg e brazilianit arrin shifrën e 600 mijë eurove, çka nuk është diçka shumë e zakontë në tregun shqiptar, aq më tepër për një mbrojtës.

Po ashtu siç u raportua dhe pak orë më parë, mësohet se dhe Vangjel Zguro e ka arriture marrëveshjen me Kukësin dhe mund të konsiderohet lojtari i skuadrës së Peter Pakult. Në këtë mënyrë Kukësi kompleton të gjitha pozicionet në mbrojtje dhe gradualisht po kompletohet që para nisjes për Slloveni, çka ishte dhe një nga dëshirat e drejtuesve verilindorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *