Kukësi kërkon sulmues, “Ekubani i ri” vjen në huazim nga Sampdoria

0

 

Kukësi përgatitet të bëjë ndoshta goditjen më të madhe të merkatos së verës. Një sulmues cilësor që garanton kualitet dhe gola, i cili do të huazohet nga klubi i Serisë A, Sampdoria.

Edhe pse marrëveshja është drejt finalizimit, palët e përfshira nuk preferojnë të japin detaje rreth emrit, moshës, kombësisë apo karrierës futbollistike. Një mister që do të zgjidhet pas firmosjes së kontratës për huazimin.

Ajo që zbulohet është premtimi se përforcimi i ri i Kukësit do të jetë “Ekubani i ri”. Frazë, që në një farë mënyre krijon edhe identikitin e sulmuesit të ri. Një lojtar që garanton klas dhe potencë në repartin ofensiv, por mbi të gjitha gola.

Përpara dy sezoneve, Kaleb Ekuban bëri tifozët e Partizanit të dashuroheshin, ndërsa mori edhe vlerësimet maksimale të rivalëve. Pas një sezoni fantastik sulmuesi përfundoi huazimin dhe u kthye te Kievo, me klubin veronez që e shiti te Lidsi në Angli për 600 mijë euro. Mbetet të shihet nëse “Ekubani i ri” do të ketë të njëjtën trajektore në karrierë me Kukësin.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.