Kukësi kërkon sulmues edhe në Itali

Kukësi vijon punën në merkato, edhe pse ka bërë shumë afrime  e pak ditë. Mbrojtja e mesfusha mund të konsiderohen të kompletuar, por sulmi ka ende nevojë për përforcime.

Sebino Plaku është një emër me rëndësi për Europën, por veç tij në sulm nuk ka lojtarë, ndaj Kukësi kërkon lojtarë me eksperiencë, por edhe me perspektivë, duke qenë se Plaku është vetëm për Europën, nëse nuk rinovohet marrëveshja.

Një emër i ri që ka dalë në skenë në mediat në Itali (tuttomercatoweb) është ai i sulmuesit të Kievos, Bismark Ngisa.

Vetëm 20 vjeç, ganezi ishte i huazuar te Viterbeze këtë sezon, duke shënuar tre gola në 1323 minuta, me 11 ndeshje nga minuta e parë dhe 32 me total.

Ngisa është një sulmues zone, me të dhëna shumë të mira, ndaj Kukësi e sheh si një mundësi për ta transformuar në një Ekuban apo Soue, lojtarë që kanë mahnitur në Shqipëri.

Megjithatë, Kievo ka shkëmbyer oferta edhe nga Italia dhe nuk ka vendosur ende.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *