Kukësi kërkon “Armatën” për të mposhtur Partizanin, klubi bën hapin e rradhës për tifozët

Ndeshja e së dielës është mjaft delikate për Kukësin pasi përballë ka Partizanin e madhje në një ndeshje që luhet në Tiranë. Pak ditë më parë Shpëtim Duro bëri thirrje që Tifozët të jenë më prezentë në stadium për të mbështetur skuadrën. Duke parë largësinë dhe kohën që tifozëve kuksian u duhet të mbërriojnë në Tiranë, klubi ka vendosur të lehtësojë udhëtimin e tyre.

Faqja zyrtare e Kukësit njofton se ditën e djel do të vërë në dispozicion 2 autobusë për tifozët që dëshirojnë të ndjekin ndeshjen në “Air Albania Stadium”. Në një stadium me kapacitet mbi 21 mijë vënde, Kukësi kërkon “Armatën” për të mposhtur Partizanin dhe presionin e tifozëve të kuq që padyshim do të jenë më të shumë për shkak edhe të afërsisë../Sport Ekspres/