Kukësi karikon tifozët me Partizanin: Një humbje nuk është fundi i futbollit

Kukësi do të ndeshet me Partizanin në “Air Albania”. Një supersfidë që do të zhvillohet në stadiumin e ri të kryeqytetit, pas derbit të mëparshëm.

Të dyja skuadrat vijnë pas dështimeve, ku verilindorët kanë barazuar me Luftëtarin, ndërsa të kuqtë humbën në Korçë. Ndërkohë Kukësi në faqen zyrtare i karikon tifozët që të lënë pas zhgënjimin. /Sport Ekspres/

Njoftimi:

“I ftojmë të gjithë tifozët të jenë sa më të shumtë në “Air Albania” për ndeshjen ndaj Partizanit. Në një kampionat ku luajmë jashtë shtëpisë sonë dhe për më tepër pa tifozët në krah e mbyllëm gjysmën e sezonit në vendin e parë.

Një humbje apo një barazim nuk është fundi i kampionatit dhe as i futbollit, por thjesht një mësim për javët që pasojnë. Me ju në krah, Kukësi do të jetë edhe më i fortë. Të gjithë se bashku, le ta nisim fazën e tretë me një rezultat pozitiv dhe ta kthejmë në festë këtë ndeshje të madhe.

Ju mirëpresim në “Air Albania Stadium” ditën e diel, më datë 26 janar në orën 19:00. Forca Kukësi! Së bashku më të fortë. Të rikthejmë titullin në Kukës. Bashkë ia dalim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *