Kukësi-Kamza, vjen më në fund goli

Më në fund, nis Kategoria Superiore. Kukësi kampion, pas humbjes në Superkupë ndaj Tiranës, kërkon kthesën, ndaj një Kamze që këtë verë ka bërë merkato të shkëlqyer.

KRONIKA

89′ Alijev e gjen veten të pambuluar dhe provon goditjen, topi shkon ngjitur me shtyllën.

83′ Bakaj kroson nga një goditje dënimi, Alijev kërcen mbi të gjithë, gjen topin, por jo portën.

63′ GOL KUKËSI! Elis Bakaj nga pika e bardhë, ekzekutim perfekt, me topin që shkon në krahun e kundërt të portierit Halilaj!

62′ PENALLTI PËR KUKËSIN! Alijev pengohet në zonë, duket vendim mëse i saktë i arbitrit.

60′Neziri gabon dhe i krijoi mundësi Bakajt për të kontrolluar topin. Sulmuesi preferon të godasë, duke gjetur vetëm trupin e Halilajt.

59′ – Plaku shërben për Imerin, goditja e tij devijohet nga Imami. Nga këndi topi shkon në thellësi të zonës dhe largohet në vështirësi, megjithatë topi shkon te Mehmeti që godet bukur, por përsëri pak mbi taversë.

57′ – Kundërsulm i bukur i Kamzës, Imeri kalon një top tek Plaku, me sulmuesin që i vetëm shmang dy kundërshtarë dhe tenton goditjen, topi shkon pak mbi traversë.

51′ Zëvendësim: Alijev merr vendin e Zeqirit, Kukësi bëhet më ofensiv.

50′ Shameti merr kartonin e parë të verdhë të ndeshjes.

45′ MBYLLET PJESA E PARË. Ndeshje mediokre, kampionët asnjë goditje në portë!

42′ Neziri i vetëm nga e majta avancon pranë fundores dhe tenton harkimin, vendimtare ndërhyrja e Hoxhës.

30′ RREZIKON KUKËSI Bakaj merr një top të gjatë dhe gjen hapësirën për të provuar, e majta e tij përplaset në trupin e Fushtar, u cili shpëton portën e tij. Pikërisht Fushtar kishte gabuar pak më parë, me topin që shkoi te Bakaj.

20′ Guri pason për Bakajn në të djathtë, kryeqytetasi harkon në shtyllën e dytë për Shtubinën, në momentin e fundit ndërhyn një prej mbrojtësve miq duke larguar rrezikun.

17′ Kamza rrezikon e para. Imeri nga e djathta hedh një top të ulët në qendër të zonës, Hallaçi në të parën devijon dhe topi përplaset tek Koliçi, topi shkon tek Fukui që godet, por përsëri Koliçi devijon me këmbë.

Tifozë të Kamzës në Zeqir Ymeri të Kukësit

1-15′ Asgjë për t’u veçuar, ritëm i ulët, me dy skuadra që po studiohen dhe Kukësin që nuk po merr guxim për të shtyrë përpara. Ritëm që i shkon për shtat Kamzës.

16.00 NIS NDESHJA

E shtunë, 9 shtator 2017, “Zeqir Ymeri”, Kukës

Kukësi – Kamza        1-0

Goli: Elis Bakaj 63′ pen.

Kukësi: Koliçi, Imami, Hoxha, Shameti, Hallaçi, Zeqiri (Alijev 51′), Musolli, Kërkotiç, Shtubina (Ethemi 76′), Bakaj (Rrumbullaku 90’+4), Guri. Të gatshëm: Koci, Idrizi, Peposhi, Ethemi, Koldashi, Rrumbullaku

Trajner: Mlladen Milinkoviç

Kamza: Halilaj, Idrizaj, Fushtar, Leo Lelis (Raçiç 67′), Neziri, Zefi (Mustafa 64′) Arrabal, Fukui, Mehmeti, Imeri (Mumajesi 80′), Plaku. Të gatshëm: Gjonikaj, Frashëri, Ymeri, Rezi

Trajner: Ramazan Ndreu

Kartonë të verdhë: Shameti 50′, Musolli 84′ / Arrabal 67′

Gjyqtarë: Kridens Meta, Denis Rexha, Nertil Bregasi, Klajdi Kola

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *