Kukësi i trembet vapës, Pakult gjen zgjidhjen

Kukësi është kthyer në Shqipëri dhe sikurse kemi raportuar më parë, pritet që të zhvillojë edhe një ndeshje miqësore me Kastriotin. Më shumë gjasa do të zhvillohet ditën e premte. Klubi verilindor së fundmi ka dalë me një njoftim, por nuk ende nuk është përcaktuar se kur do të zhvillohet takimi me krutanët. Ndërkohë sa i takon përgatitjeve, ato do të zhvillohen paraditeve dhe kjo jo pa arsye.

“Pas mbërritjes nga faza përgatitore në Slloveni, ekipi i Kukësit bashkë me stafin ditën e sotme kanë marrë pushim. Nesër, trajneri Pacult në orën 09:30 të mëngjesit do të zhvillojë seancën stërvitore, e para pas kthimit të ekipit nga Sllovenia. Synohet që stërvitja të zhvillohet gjatë orareve të paradites në mënyrë që të shmangim temperaturat e larta të kryeqytetit tonë. Gjatë kësaj jave gjithashtu pritet të zhvillohet një ndeshje miqësore me ekipin e Kastriotit të Krujës që sivjet është ngjitur në Superligën shqiptare”, thuhet në njoftimin e klubit të Kukësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *