Kukësi i papërmbajtshëm, objektivi i radhës në merkato

Rexhinaldo e Vasil Shkurtaj ishin vendimtarë në finalen e Kupës së Shqipërisë me Tiranën, duke shënuar dy golat në fitoren 2-1 që i dha trofeun Kukësit. Pavarësisht se të dy sulmuesit shënuan, në klubin verilindor po parashikojnë një tjetër lëvizje.

Drejtori sportiv, Nderim Nexhipi, është hedhur në kërkim të një sulmuesi. Së bashku me trajnerin Ernest Gjoka ai është duke kaluar në “filtra” një sërë emrash që u janë propozuar nga menaxherë të ndryshëm. Bëhet fjalë për lojtarë me CV mjaft të pasur dhe që realisht kërkojnë edhe paga të mira.

Një lëvizje e tillë duhet parë se çfarë efekti do të ketë. Rexhinaldo do të jetë edhe për sezonin e ardhshëm pjesë e Kukësit dhe vetëm zyrtarizimi pritet. Marrëveshja është arritur prej ditësh dhe mozambikasi do të mbetet në Superiore. Shkurtaj, i blerë në janar nga Luftëtari, është ende nën kontratë. Tre sulmues qendrorë do të ishin shumë te Kukësi. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *