Kukësi i Pakultit bind, Imami dhe Shkodra përmbysin Bursasporin

Kukësi ka arritur të shënojë fitoren e dytë në po kaq ndeshje në Antalia të Turqisë. Të besuarit e Peter Pakult kanë arritur që të përmbysin Bursasporin me anë të golave të Eni Imamit dhe Donjet Shkodrës në pjesën e dytë. Fillimisht Bursaspor kaloi në avantazh falë ekzekutimit perfekt të një goditje dënimi nga ana e numrit 10 Batalla. Pjesa e dytë më pas foli për Kukësin që mori situatën nën kontroll. Imami, i cili u aktivizua në pjesën e dytë harkoi nga e djathta, por topi nuk u devijua nga askush dhe përfundoi në rrjetë. Vetëm pak minuta më vonë një aksion model i kampionëve u finalizua nga blerja më e bujshme e kuksianeve deri më tani, Donjet Shkodra, i cili i vetëm me portierin vendas nuk e pati të vështirë që të shënonte. Të dyja skuadrat patën mundësi për shënim, por rezultati nuk ndryshoi.

FT/ Bursaspor – Kukësi  1-2 

Shënues: Batalla 33’/ Imami 64′, Shkodra 70′

Bursaspor: Tekin, Behich, Yardimci, Ekong, Titi, Ersoy, Agu, Badu, Batalla, Delarge, Bakis. Trajner: Paul Le Guen.

Kukësi: Koliçi, Idrizi, Alla, Shameti, Rrumbullaku, Shkodra, Musolli, Sadiku, Bakaj, Peposhi, Guri. Trajner: Peter Pakult. U aktivizuan: Koci, Imami, Koldashi, Kale, Dilon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *