Kukësi i kthehet Shqipërisë dhe barit artificial, Pakult njihet me Pezë-Helmësin

Kukësi është kthyer në Shqipëri dhe sot ka nisur stërvitjen, me dy seanca, në Pezë-Helmës, aty ku stërvitet zakonisht, në fushë me bar artificial, ashtu si fusha e stadiumit “Zeqir Ymeri”.

Pas një minifaze perfekte në Turqi, me kushte ideale dhe rezultate të shkëlqyera, kampionët në fuqi rikthehen në realitetin shqiptar, ku u mungon një kompleks stërvitor dhe ku fusha e stadiumit të vet është në gjendje të mjeruar, në pritje të rikonstruksionit.

Në stërvitjen e sotme ishin të pranishëm tre nga lojtarët e afruar këtë janar, Shkodra, Zhderiç e Ymeraj, ndërsa mungoi mesfushori Dzaria, për disa probleme me fluturimin.

Në ditët e ardhshme pritet edhe mesfushori kroat Dejan Glavica, i cili ka marrëveshje me Kukësin, por i duhet të lirohet nga klubi i tij kroat Varteks.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *