Kukësi gjen fitoren e parë me Milinkoviçin, debuton Bakaj

Kukësi ka zhvilluar sot testin e dytë miqësor dhe të fundit përpara nisjes për fazën përgatitore në Ohër të Maqedonisë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Mladen Milinkoviç u vu përballë ekipit të Dinamos, në kompleksin “Internacional”, në Pezë, ora 18:00. Pjesa e parë e takimit ishte me një ritëm jo të lartë, pasi trajneri serb nuk kishte hedhur në fushën e lojës formacionin më të mirë të mundshëm. Vlen për t’u vlerësuar aktivizimi i Bakajt nga minuta e parë e ndeshjes dhe paraqitja e mirë e tij.

Gjithsesi, asnjë gol: me rezultatin e barabartë dhe pa gola mbyllet edhe pjesa e parë e sfidës, në pjesën e dytë numri një i stolit të Kukësit ndryshon krejtësisht formacionin dhe hedh në fushë lojtarë të tjerë.

Rotacioni dha menjëherë efekt, pasi Kukësi arrin të shënojë dy herë me anë të shkodranit Shtubina dhe brazilianit Kale. Pjesa tjetër e takimit është më e qetë me Kukësin që administron sfidën, por edhe i lejon më shumë hapësira Dinamos. Miqtë përfitojnë dhe arrijnë të ngushtojnë rezultatin edhe nga zemërgjerësia e kampionëve. Në fund, takimi miqësor mbyllet me rezultatin 2-1, me Kukësin që përgatitet për t’u nisur drejt Maqedonisë. Dinamo? Edhe më keq se sezoni i shkuar, pasi formacioni kundër Kukësit ishte U-21.

Kukësi – Dinamo 2-1

Shënues: Shtubina 49′, Kale 53′ / Nuriu 68’

Kukësi: Koci, Idrizi, Hoxha, Shameti, Imami, Zeqiri, Gilmor, Shtubina, Bakaj, Naser, Guri.

Dinamo: Saraçi, Shaba, Peqini, Suvaria, Ilir Allmuça, Nuri, Lika, Polisi, Hasa, Myslymi, Hasani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *