Kukësi gati, presion Kamzës me një… video

Kukësi synon tre pikët kundër Kamzës, ndryshe situata në kampin verilindor do të përkeqësohej. Verilindorët presin që Partizani të ndalet në Vlorë dhe një fitore do t’u jepte mundësinë të ngushtonin diferencën ne të kuqtë.

Gjithsesi skuadra e Cungut duhet të fitojë të dielën. Ndërkohë klubi kuksian sot ka postuar një video me golat që i kanë shënuar Kamzës në ndeshjet e mëparshme. Një formë “presioni” për kundërshtarët, që duhet të fitojnë me çdo kusht.

Ajo që bie në sy ka të bëjë me faktin se nga lojtarët që i ka shënuar Kamzës vjet dhe këtë sezon, në fushë do të jetë vetëm kapiteni Ylli Shameti. Elis Bakaj dhe Elton Kale që i shënuan vjet janë larguar, kurse Simo Rrumbullaku është i dëmtuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *