Kukësi e Teuta mësojnë kundërshtarët, s’ka më keq për Laçin!

0

Është hedhur shorti për ndeshjet kualifikuese të Europa League dhe Kukësi ka njohur kundërshtarin. Nënkampionët e Shqipërisë do të ndeshen me hungarezët e Debrecenit. Këta të fundit u renditën në vendin e tretë në kampionatin hungarez të futbollit sezonin e shkuar. Debreceni ishte një nga skuadrat më të forta që mund t’i binte përballë verilindorëve. Ndeshja e parë, do të luhet në Hungari, me datë 11 korrik, ndërsa ndeshja e kthimit, do të luhet në Shqipëri një javë më vonë (18 korrik).

Ndërsa skuadra e Teutës, do të ketë përballë FK Ventsplis. Këta të fundit u renditën në vendin e pestë në kampionatin letonez të futbollit. Teuta do e luajë ndeshjen e parë në transfertë, për të vendosur kualifikimin më pas në Shqipëri.

Ndryshe nga Kukësi e Teuta, Laçi do e nisë në shtëpi. Kurbinasit do të luajnë përballë ekipit izraelit, Hapoel Ber Sheva, që sezonin e shkuar u rendit në vend të katërt në kampionat. Një përballje shumë e fortë dhe për kurbinasit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.