Kukësi e ndërlikon, por e zgjidh Pejiç

0

Duhej një fitore dhe ajo erdhi, por Kukësi ka vuajtur jo pak për të mposhtur 3-1 një Korab luftarak, që respektoi ndeshjen dhe u tregua sërish një skuadër dinjitoze, që këtë sezon ka paguar një faturë që nuk i takonte.

Korabi luajti një ndeshje të mirë, sidomos në pjesën e parë, duke gjetur edhe një supergol me Emrush Kaloshin.

As goli i pësuar nuk e shkundi Kukësin, që ishte me sa duket me mendjen te Skënderbeu.

Megjithatë, luksi i të pasurit një si Pero Pejiç në skuadër paguan, gjithnjë.

Kroati barazoi në pjesën e parë, humbi edhe një rast të artë, ndërsa në të dytën shënoi nga pika e bardhë, pas një presioni prej shumë minutash.

Aty Korabi u dorëzua dhe nuk mundi të rrezikonte më, ndërsa në fund Pejiç gjeti edhe golin e tretë, duke vulosur fitoren 3-1.

Tani Kukësi-Skënderbeu, fitorja çon titulin në Kukës.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here