Kukësi e largoi “me ceremoni”, Harba pranë klubit çek

0

Aventura e Haris Harbës me Kukësin përfundoi në muajin dhjetor, pasi klubi verilindor ndërpreu kontratën në mënyrë konsensuale me sulmuesin boshnjak.

30-vjeçari shënoi vetëm dy gola me Kukësin: një në ndeshjen e Europa Ligës në humbjen 5-2 kundër Torpedo Kutaisit dhe një në Kupë në ndeshjen kundër Orikut, ndërsa u aktivizua 468 minuta në total mes kampionatit, kupës dhe ndeshjeve në Europë .

Harba është një lojtar i lirë dhe mediat çeke zbulojnë të ardhmen e tij. Sulmuesi mund të rikthehet në Republikën Çeke, aty ku më parë është aktivizuar me Hradec Kralove, Jihlavën dhe Zlin. Për ish-lojtarin e Kukësit interesohet ekipi Slovakos, që renditet në vendin e 11-të me 21 pikë në elitën e futbollit çek.

Nëse Harba punon fort gjatë kësaj jave, ai do të vijë me në fazën përgatitore në Turqi”, konfirmon për “CTK”, Velik Sumulikosi, trajneri i ekipit të Slovakos.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.