Kukësi e Laçi për “mission impossible”, betejë për Teutën

0

Kukësi, Teuta dhe Laçi zbresin sot në fushën e blertë. Durrsakët janë ata që luajnë të parët dhe kanë një short të pranueshëm. Ventspils është skuadra që skuadra e Bledi Shkëmbit duhet të kalojë dhe në turin e dytë të Europa League i pret Hajduku i Splitit. Ndeshja sot luhet prej orës 16:45.

Më përfundimin e pjesës së parë në Letoni, është radha e Laçit për të tentuar mrekullinë ndaj Hapoel Ber Sheva. Izraelitët janë favoritë absolutë. Gjithsesi është futboll. “Nëse nuk kemi besim, atëherë le të mos futemi në fushë”, thoshte kapiteni Gentian Selmani disa ditë më parë.

Partizani dje ndaj Karabakut e tregoi që në fushë nuk luajnë milionat. Anorthosis Fagamusta është gjithashtu një histori motivimi për Laçin, një histori e përjetuar. 17:30 nis takimi dhe skuadra e Starovës do mundohet të paktën të marrë një rezultat pozitiv në shtëpi.

Ashtu si Laçi, edhe Kukësi ka një ndeshje të vështirë. Verilindorët ndodhen në Hungari dhe në fushë zbresin në orën 19:00. Trajneri Gjoka e ka përcaktuar formacionin prej ditësh dhe Debreceni nuk është i pakalueshëm. “Le ta bëjmë të pamundurën të mundur”, thoshte trajneri i Kukësit disa ditë më parë. Koha e fjalëve mbaroi, Teuta, Laçi dhe Kukësi duan burra në fushë. Sot është dita.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.