Kukësi e bën “sefte”, urimi i parë nga FIFA

0

Si zakonisht, në fund të sezonit FIFA uron kampionët e çdo vendi me një telegram të shkurtër.

Këto vitet e fundit pronë të vetën këtë telegram urimi e kishte bërë Skënderbeu, por tani e ka radhën Kukësi të marrë urimin e parë në historinë e vet nga qeveria e futbollit botëror dhe nga presidenti i saj Xhani Infantino, i cili i ka shkruar Armando Dukës, si presidenti i futbollit shqiptar.

MESAZH PËRGËZIMESH PËR FK KUKËSIN

“I dashur president,

Kam kënaqësinë t’i dërgoj urimet e mia më të mira FK Kukësit për titullin e parë kampion në historinë e vet.

Ky titull vjen si rezultat i punës së kryer nga të gjithë dhe urimet e mia shkojnë për futbollistët, trajnerin, administratën, stafin teknik dhe mjekësor, si dhe tifozët e kësaj skuadre.

Në emër të gjithë komunitet të futbollit, do të doja të falënderoja Kukësin dhe federatën shqiptare në ndihmën e dhënë për përhapjen e mesazhit pozitiv të futbollit”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.