Kukësi do titullin, por a ia dilet me tre “bombera”?

Nëse i hedhim një sy skuadrave të Kategorisë Superiore, pa diskutim që Kukësin do e klasifikonim si një nga ekipet pretendente. Verilindorët kanë një organikë të pasur dhe me lojtarë mjaft cilësor, megjithatë kur është mbyllur faza e parë skuadra e Armando Cungut e sheh veten në vendin e tretë, gjashtë pikë larg kreut.

Ajo që bie në sy është se Kukësi ka shënuar vetëm 9 gola deri më tani dhe më shumë se 50% të tyre i ka bërë vetëm Rexhinaldo, i cili në javët e fundit e ka harruar se ç’është goli. Ajo që duhet kritikuar është fakti se pas Rexhinaldos në listën e shënuesve janë dy mbrojtës.

Uilliam Korderior jo vetëm që ka shënuar 2 gola, por dhe ka dhënë dy asiste. Braziliani edhe pse është një mbrojtës i djathtë ka luajtur si mesfushorë i majtë, si sulmues qendre, por dhe si mbrojtës i djathtë. I treti shënues është Ylli Shameti, i cili në dy raste është treguar një sulmues “rrace” duke qenë shumë i rëndësishëm për skuadrën e tij. 3 shënues për 9 gola, por duket e vështirë që të arrihet objektivi duke u varur nga Rexhinaldo, apo duke shpresuar se dyshja Shameti-Uilliam do të gjenden në vendin e duhur në momentin e duhur. Problematika në fjalë është diçka e ditur dhe te Kukësi, pasi edhe vetë trajneri i ka kritikuar shpesh të tijtë për mungesën e shpërndarjes së golave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online