Kukësi do Plakun? Drejtuesi i klubit të Superiores e sfidon hapur

Kastrioti sezonin ardhshëm do të luajë në Superiore, ndërkohë që krutanët presin të përforcojnë ekipin. Një nga drejtuesit e krutanëve, Gazmend Vogli, i ftuar në emisionin “E hëna sportive” në RTSH, u shpreh se po presin të mësojnë se cili ekip do të bjerë nga Superiorja, për të marrë edhe ndonjë nga lojtar prej këtyre ekipeve.

Ai përmendi edhe një emër konkret si sulmuesi Sebino Plaku, emri i të cilit është lidhur me Kukësin, por edhe me Tiranën.

“Kamza, nëse bie nga Superiorja, ka lojtarë të mirë. Thuhet për Plakun se është objektiv i Kukësit, por nuk është një opsion që nuk bëhet për ne”, u shpreh mes të tjerash Vogli. Në Krujë po mendojnë të bëjnë investime edhe në stadium, teksa është projektuar ndërtimi i tribunës së re, ndërrimi i tapetit, si dhe vendosja e 2500 stolave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *