Kukësi-Debrecen, njoftim i rëndësishëm për biletat

Kukësi u mposht nga Debreceni me rezultatin 3-0 dhe kualifikimi në turin e dytë duket një mision i vështirë. Gjithsesi verilindorët do kërkojnë një gol të shpejtë për të shpresuar në përmbysjen e madhe. Nga ana tjetër klubi ka përcaktuar edhe çmimin e biletave.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook” ata bëjnë me dije: “Njoftojmë se për këtë takim çmimet e biletave në Tribunat respektive të stadiumit “Elbasan Arena” do te jenë:

Tribuna VIP: 2000 Lekë
Tribunat A dhe B: 1000 Lekë
Tribunat D,E,F,C dhe G: 200 Lekë

Biletat do të mund t’i siguroni duke filluar nga dita e martë në biletarinë e stadiumit “Selman Stermasi” në Tiranë, si dhe në biletarinë e “Elbasan Arena” në qytetin e Elbasanit”. Ndeshja mes Kukësit dhe Debrecenit luhet të enjten, prej orës 20:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *