Kukësi barazon me Gabalën, bindin afrimet e verës

Kukësi ka zhvilluar dhe testin e dytë miqësor në tokën sllovene. Skuadra e Peter Pakult ka barazuar 1-1 me azerët e Gabalës. Fillimisht kuksianët e kanë parë veten në disavantazh, por në sekondat e fundit të ndeshjes kanë arritur që të barazojnë shifrat me anë të sulmuesit Dino Shpehar.

Nismëtar i këtij aksioni ka qenë mbrojtësi i bashkuar pak ditë më parë, Edis Maliqi, i cili pasi ka vepruar mirë nga e djathta ka harkuar në zonë ku Shpehar me kokë ka vënë ekuilibrat, pak para se të dëgjohej vërshëllima përfundimtare. Një aksion model i kuksianëve është konkretizuar nga sulmuesi 24-vjeçar.

Verilindorët në këtë sfidë kanë provuar pjesën më të madhe të lojtarëve të rinj, me 58-vjeçarin që edhe formacionin titullar e kishte në ndërtuar me shumë elementë të rinj. Në fraksionin e dytë Kukësi ka ndryshuar gati të gjithë formacionin.

 

Formacioni i Kukësit: Maloku, Zguro, Qaqi, Alla, Uilliam, Musolli, Dzaria, Shkodra, Plaku, Shpehar, Harba. Trajner: Peter Pakult.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *