Kukësi-Alijev ngec, prezantimi shtyhet dhe firma në dyshim

Rauf Alijev mbërriti dje në Tiranë dhe praktikisht ishte gjithçka e mbyllur, por vetëm në teori, sepse sulmuesi i ri i Kukësit nuk ka firmosur ende. Firmat duhej të hidheshin sot në mesditë, por u shtynë pa asnjë afat të qartë dhe pa një arsye të qartë.

Sulmuesi nga Azerbajxhani nuk ka mundur të studiojë kontratën sepse nuk ka pasur përkthyes, është versioni zyrtar i klubit verilindor, diçka e habitshme, sepse në teori futbollisti duhej të kishte menaxher me vete, ose të paktën të sqarohej pa ardhur në Shqipëri se çfarë gjuhe dëshironte që të kishte në kontratën që do të firmosë.

Megjithatë, mund të ketë edhe probleme të tjera, si kontrata në Azerbajxhan me Inter Bakun, klub me të cilin luajti deri më 20 korrik për kupat e Europës dhe mund të ketë të njëjtat probleme që kanë pasur disa lojtarë të Kukësit, që kanë tentuar të largohen pas ndeshjeve kundër Sherifit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *