Kukësi akuzon: Gjyqtarë të blerë, Jorgjin nuk e duam më

0

Enea Jorgji rikthehet në Kukës që pas asaj ndeshjeje të shumëpërfolur me Kukësit dhe Skënderbeut, ku dhe kuksianët morën titullin kampion. Asokohe gjykimi kishte shumë kontestime si nga skuadra e Skënderbeut por dhe opinioni publik, që e konsideruan si shumë tendencioz gjykimin e Jorgjit, duke e thënë hapur se ishte protagonist në vendosjen e rezultatit. Jorgji kthehet sërish në Kukës, por këtë herë ka kontestime të ashpra nga ana e verilindorëve, të cilët shkojnë deri at  sa e shpallin “non grata”  gjyqtarin, duke e akuzuar për një rast në minutën e 72-të.

 

DEKLARATË PËR MEDIAT.

“Humbja e sotme ndaj Kamzës do të analizohet në detaje nga stafi teknik dhe do nxirren përgjegjësitë e gjithsecilit.

Por Futboll Klub Kukësi, shpreh indinjatën dhe protestën ndaj gjykimit të njëanshëm të ndeshjes së luajtur sot në Kukës midis FK Kukësit dhe FK Kamzës, e vlefshme për javën e 19-të të Kategorisë Superiore. Treshja e gjyqtarëve të kryesuar nga Enea Jorgji mbajti një gjykim aspak të drejtë dhe hapur në favor të Kamzës.

Ndërhyrjet e shumta ndaj lojtarëve tanë shpesh herë u toleruan dhe rasti më flagrant është ai i mosdhënies së penalltisë në minutën e 72-të, ku lojtari i Kamzës Frashëri, brenda zonës prek topin me dorë.

Kjo treshe gjyqtarësh kishin vetëm një qëllim, dëmtimin e Kukësit në këtë takim.

Futboll Klub Kukësi shpall “non grata”, gjyqtarin Enea Jorgji dhe do kërkojë në ditët në vazhdim nga Komisioni i Arbitrimit që ky gjyqtar të mos gjykojë ndeshjet e Kukësit.

Gjyqtarë të blerë nga skuadra e Kamzës, por dhe me ndihmën e FSHF bënë që të zhvillohej një teatër i shëmtuar sot në stadiumin “Zeqir Ymeri” të qytetit të Kukësit”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image