Kuka e Boçi tek Erzeni? Administratori Keçi sqaron gjithçka

0

Në këtë periudhë të merkatos, te skuadra e Shijakut kanë rreth dy javë që nuk po lëvizin. Pasi kanë siguruar shërbimet e Idakvo, Dikson dhe Zuna, në klubin e Erzenit deklarojnë se tashmë vëmendja është te ardhja e tre lojtarëve nigerianë, të cilët priteshin të mbërrinin në Shijak në fundin e muajit qershor. Ndërkohë që këtë fundjavë dy emra të tjerë u përfolën për Erzenin, porteri Klajdi Kuka dhe mbrojtësi Xhorxhian Boçi.

Këtë lajm e hedh poshtë administratori i Erzenit, Altin Keçi, i cili për SportEkspres.com deklaron se nuk ka asnjë bisedë me ta. “Me gjithë respektin për Kukën e Boçin, por nuk kanë qenë në planet e Erzenit. Në këtë periudhë ne jemi të përqendruar vetëm te pista nigeriane. Jemi në pritje të tre futbollistëve, me të cilët në parim kemi arritur akordin. Emrat e tjerë janë pjesë e thashethemeve të merkatos”.

Për fillimin e përgatitjeve të sezonit të ri, Keçi thekson: “Pas datës 15 korrik do ta mbledhim skuadrën, me ata futbollistë që e mbyllën sezonin kaluar, si dhe me tre afrimet që kemi bërë gjatë kësaj vere: Idakvo, Dikson e Zuna. Përgatitjet do t’i nisim në Shijak, më pas do shohim ku mund të zhvendosemi. Edhe në merkato do jemi aktivë”.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.