Kujton fitoren 8-0 ndaj Tiranës, legjenda e Partizanit për temën e orarit: E dhimbshme, por këtu ka vetëm një emër

Gjatë kësaj kohe ka pasur edhe shumë thumbime nga ana e Tiranës, që lidheshin me orarin e vendosur nga ana e kryeminstri Rama për shkakun e Koronavirusit. Pikërisht 5 deri në 1, që përkon edhe me shifrat e fitores së fundit të Tiranës ndaj Partizanit.

Për këtë temë ka reaguar edhe legjenda e të kuqëve, Edmond Dosti. Ky i fundit kujton fitoren 8-0 të Partizanit ndaj Tiranës, që ka ndodhur shumë vite më parë në 1947. Njëkohësisht duke nxjerrë edhe statistikat në përballje direkte, atje ku Partizani ka dukshëm më avantazh. “E dhimbshme, por këtu ka vetëm një emër derbi dhe kryeqyteti”, shkruan Edmond Dosti. /Sport Ekspres/