Kujtimet “zikaltër” të Kutinjos: Realitet i ri, por Italia më ka mësuar shumë

Filipe Kutinjo është padyshim një ndër futbollistët më të mirë në qarkullim, me brazilianin që aktualisht është në grumbullim me Brazilin e tij në Copa America.

Nga grumbullimi me Kombëtaren, 27-vjeçari ka dhënë një intervistë, ku ka prekur edhe të shkuarën e tij në Itali. Kutinjo ka qenë pjesë e Interit për 5 vite, ku shumicën e kohës ka qenë në huazime, fillimisht te Vasko De Gama e më pas tek Espanjoli.

Braziliani u shpreh se në Itali ka mësuar jashtëzakonisht shumë, por gjithashtu deklaron se ka pasur disa momente të këqija. Kutinjo tregon se ishte shumë i ri dhe duhet të përshtatej me një kulturë komplet tjetër nga ajo që ishte mësuar.

“Ndodhi gjithçka shumë shpejt. Pata momente të mira dhe të këqija dhe gjithmonë jam munduar të bëj më të mirën time atje. Isha shumë i ri dhe gjithçka ishte e re për mua. Duhet të përshtatesha me një kulturë krejtësisht tjetër, por më duhet ta pranoj që në Itali kam mësuar shumë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *