Kujtimet e Rises: Belami bënte të fortin, por po t’i ktheheshe shndërrohej në… pulë!

0

Ish-futbollisiti i Liverpulit, Xhon Arne Rise, ka zbuluar në detaje shumë interesante të dhomave të zhveshjes në klubin anglez në librin e tij autobiografik. Një ndër historitë e shumta që ngjallin interes, është ajo e ngacmimeve të vazhdueshme midis tij dhe futbollist uellsian Kreig Belami,  me të cilin luajti për një sezon (2006/2007).

Inati mes palëve kapi kulmin në fazën përgatitore të skuadrës në vitin 2007. Liverpuli ishte akomoduar në një hotel në Portugali. Në një prej ditëve, Belami u fut në dhomën e Rises dhe filloi ta sulmonte me një shkop golfi. “Kishte një sjellje prej pijaneci patetik, donte vetëm të kapej me njerëz”, thotë Rise në librin e botuar rishtazi.

“Paso më sulmoi i dhashë mundësinë të mendohej për herë të dytë. I thashë të takoheshim nesër ballë për ballë e ta zgjidhnim këtë gjë njëherë e përgjithmonë. Isha gati për çdo gjë, por të nesërmen, ai ishte zhdukur”.

“Belami ishte një tip shumë i çuditshëm. Ishte mendjemadh, s’i mungonte kurrë vetëbesimi dhe fliste gjithmonë me tone ta larta. Ishte e lehtë të inatoseshe me sjelljen e tij në stërvitje. Të bërtiste gjatë të gjithë kohës, por nëse i ktheheshe ai shndërrohej në një “pulë”.

“Mbaj mend një ndeshje kundër Fulhemit. Filloi të kapej me Klint Dempsej  dhe kur ai iu kthye me egërsi gati sa nuk e beri në brekë. Belami ka qenë një tip shumë i komplikuar, unë jam njeri që fal, por nuk harroj. Nëse nuk do t’i isha shmangur shkopit të golfit, do ta kisha pësuar keq”.

Festimi provokues i Belamisë

NGACMIMI ME FESTIMIN – Pak javë pas incidentit me shkopin e Golfit, Belami shënoi ndaj Barcelonës dhe festimi ishte shumë provokues, pasi uellsiani improvizoi me imagjinatë  goditjen me një shkop golfi, Rise nuk ka se si ta harrojë atë moment: “Festimi i tij ishte gjëja që më acaroi më shumë. Ai nuk dinte ç’ishte fjala respekt”, përfundoi Rise.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.