“Kujdes me kontratat poshtë tavolinës”! Sindikata e Futbollistëve bën thirrje për Superiore dhe Kategorinë e Parë

Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë e kryesuar nga Andi Lila ka bërë një thirrje për të gjithë lojtarët e Kategorisë Superiore dhe ata të Kategorisë së Parë. Në këto kohë kur do kemi firma të reja që do të hidhen me klubet, duhet të jenë të kujdesshëm me kontratat që do të firmosin. Sindikata bën thirrje që të mos zgjedhin ato që ofrohen nga “poshtë tavolinës”, pavarësisht anës financiare që mund të ofrohet, pasi vetëm në këtë mënyrë dokumenti ligjor do të jetë i vlefshëm për t’u paraqitur në instancat e tjera në rast konflikti. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *