Kuçi bën “digë në mbrojtje” te Bylisi

0

 

Vlonjati i talentuar i mbrojtjes ballshiote është i bindur për fitoren e radhës ndaj beratasve

Ergys Kuçi, një nga pikat e forta të mbrojtjes së Bylisit, në këto dy ndeshjet e para të Vitit 2015, ka treguar rritje të parametrave, por shfaq gjithnjë e më tepër siguri në qendër të mbrojtjes. I fortë në dyluftimet për topin, por edhe për luftën në ajër, vlonjate i cili erdhi verën e shkuar në “Adush Muça”, gjatë një prononcimi për “Sport Ekspres”, ka pohuar me bindje se ndaj Tomoirt, mbrojtja nuk do të pësojë gol, madje do të vijë edhe fitorja e tretë për Bylisin. “në dy ndeshjet e para, kemi hyrë të bindur për të fituar dhe me një vlerësim maksimal edhe për kundërshtarët tanë. Bylisi i fazës së dytë është përforcuar dukshëm, me kualitete dhe lojtarë që kanë luajtur në Superligë edhe si titullarë në fazën e parë. Ne, jemi një ekip me ambicie, jemi futur në garë dhe shpresojmë që të vazhdojmë me këtë ritëm. Nga ana e presidencës është bërë një merkato e fuqishme, por janë përzgjedhur edhe kualitete, ndërsa të gjithë lojtarët me perspektivë të fazës së parë qëndruan. Ne, do të synojmë që të mposhtim dhe Tomorin dhe të sigurojmë fitoren e tretë radhazi. Një ecuri të tillë se kemi pasur asnjëherë këtë edicion, kështu që synojmë të ruajmë ritmin. Garantoj se mbrojtja jonë nuk do të pësoj gol”, ka pohuar vlonjate 21 vjeçar, Ergys Kuçi.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.