Kualifikueset e Euro 2020, pesë takimet e ndaluara

0

Euro 2020 do të jetë i veçantë, pasi do të zhvillohet në 10 shtete të ndryshme. Do të jenë 12 qytete që do të presin këtë kompeticion, ndërkohë që më datë 2 dhjetor pritet të hidhet shorti.

Shqipëria dhe të gjitha kombëtaret presin me interes të mësojnë kundërshtarët e tyre, ndërkohë UEFA ka përcaktuar edhe çiftet që nuk mund të përballen mes tyre për shkak të konflikteve që kanë ndër vite mes tyre.

E gjitha bëhet për arsye sigurie. Kështu, Kosova nuk mund të përballet me Serbinë. Konflikti dihet mes tyre, por Dardanët nuk mund të kenë në grupe as Bosnje Hercegovinën. Përballje të tjera që nuk lejohen janë edhe ato Armeni-Azerbajxhan, Spanjë-Gjibraltar dhe Rusi-Ukrainë.

PËRBALLJET E NDALUARA
Kosovë–Serbi
Kosovë-Bosnje&Hercegovinë
Armeni-Azerbajxhan
Spanjë-Gjibraltar
Rusi-Ukrainë

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.