“Kualiarela duhet mbrojtur nga UNESCO”

Sampdoria fitoi sot pasdite 2-0 ndaj Parmës dhe si zakonisht, ndër protagonistët absolutë të ndeshjes ishte sulmuesi Fabio Kualiarela. Veterani shënoi golin e dytë të ndeshjes në minutën e 69-të, pak minuta pasi Kaprari shënoi të parin.

Pas ndeshjes trajneri i Sampdorias Marko Xhampaolo ka pasur një koment interesant për sulmuesin e vet, duke thënë me shaka se “duhet të mbrohet nga UNESCO”.

Kualiarela, tashmë 35 vjeç, ka shënuar 9 gola në Serinë A këtë sezon, pas 19 golave sezonin e shkuar, ndaj trajneri i tij është i mahnitur.

“Kualiarela duhet të mbrohet nga UNESCO, është trashëgimi botërore”, bëri shaka Xhampaolo duke folur në platformën DAZN.

“Është i pavdekshëm. Nuk ka më fjalë për të thënë rreth tij”.

Sampdoria është e shtata në Serinë A, nuk humbet prej 4 ndeshjesh dhe Kualiarela ka shënuar 5 gola në këto 4 ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *