Kuadrado kalon me sukses operacionin, kolumbiani rikthehet në pranverë

Huan Kuadrado nuk do të jetë i disponueshëm për trajnerin Masimiliano Alegri për 3 muajt e ardhshëm. Kolumbiani është operuar ditën e sotme dhe vetë klubi ka njoftuar periudhën e rikuperimit, ndaj lojtari do të jetë plotësisht gati në fillimin e muajit prill.

30-vjeçari u dëmtua në ndeshjen me Jang Bojsin, duke lënduar gjurin. Edhe pse fillimisht nuk pritej që të ishte një dëmtim kaq serioz, mesfushori nuk e ka shmangur dot operacionin.

Kolumbiani ka luajtur në 11 ndeshje këtë edicion në kampionatit, por vetëm 7 nga minuta e parë, duke shënuar vetëm 1 gol. Kuadrado luan sezonin e tij të tretë në Torino.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *