Ku përfundoi ish-trajneri i Kukësit! Pakult i vetëofrohet ekipit në ligën e dytë të Austrisë, nuk e duan

Peter Pakult është parë si një prej trajnerëve të huaj më të mirë që ka ardhur në Shqipëri. Austriaku ka drejtuar më herët Kukësin, megjithëse do të merrte shumë rezultate pozitive, por do të shkarkohej pa u menduar gjatë nga presidenca pas dy hapave të gabuar.

Gjithsesi një histori e vjetër kjo, ndërsa Pacult është rikthyer në atdhe. Së fundmi ky trajner i është vetëofruar klubin në ligën e dytë të Austrisë, Grazer Ak 1902. Por mesa duket e kanë refuzuar edhe në këtë klub, teksa vetë Pakult tha për Krone: “Sipas të gjitha gjasave, nuk do të jem unë trajneri i ri i tyre”. Është vërtet e vështirë për t’u besuar pika ku ka mbërritur Pakult, ndërsa skemat e tij në Shqipëri ishin funksionale dhe dallohej lehtë dashuria e tij për futbollin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *